April 12, 2008
April 12, 2008
April 12, 2008
Nga pulëbardhat e shpirtit
Fije lotësh te të bien
Nga antenat e infinitivit
Nisu si shkëndijë amshimit
Nga pellgu i Botes dallgë-dallgë
Shëmbëlle zemrën me dritën e Kuranit
Le të plas si krip në zjarr
Mllefi dhe urrejtja e shejtanit
Ngrite lart bajrakun e së vërtetës
Kushtetutën e Qiejve zbritur në Tokë
Lartëso melodisë së mahnitur jetën
Të udhëheqësh me të në kokë
Bota është e verbër, njerëzimi në errësirë
Pran diellit të Kuranit janë verbuar
Nuk ka fitore as për terr kandil
Lavdinë, Madhështinë e tij pa e zbatuar
April 12, 2008
April 12, 2008
Nuk jemi ata që ishim
S’jemi ata që jemi
Mes fronteve të hapura e fshehura
Plagosemi rëndë
Tronditemi, por nuk vdesim
Rilindim në trajtë feniksi
Ngritur, përmendore virtytesh
Shkallëve të jetës
Ngrihen dhe zbresin njerëzit
Çdo minutë thërret
Në oazën e botës shkretëtirë
Mbille një fidan të fildishtë
Ku ta dimë
Nesër do të vjenë Pranverë
April 12, 2008
Ardhja jote nuk është rastësi
Qenie unikate në Univers
Nëse nuk ke pasuri
Dhuroju njerëzve buzëqeshje
Urrejtjen largoje nga zemra pa kthim
Duaje Zotin, veten, jetën, njerëzit
Lexo, kjo është dhuratë për ty
Të duam për Hir të Zotit
Të meritojmë nga Ai dashuri
April 12, 2008
April 11, 2008
Dy lule të skuqura nga turpi i dashnisë,
Me xhelozi na shikojnë,
Se si duhemi,
Në 1001 netët përrallore të shtëpisë së Halim Begut!!!
Ajo ditë e paharrueshme,
E shënuar në histori,
Në gravurat e zemrës sime,
Pikturoj emrin tënd!!!
April 11, 2008
Shtrëngoj shpirtin e këputur
Përulem para Teje
E balli puth tokën e lagur
Nga djersët e mi të ftohët
Shpirti ngrihet shkallëve hyjnore…
Gjuha më ri e lagur nga TEKBIRI
Sikur të pija ujë të pastër e të pashtershëm
Nga burimi ZEM ZEM të Ismailit a. s.
O Zot, të lutem
Ma bënë shpirtin tim të lirë
Të marr aromën e kopshtit të parajsës…
April 10, 2008
Shenjat kane zbritur deri ne vijen e horizontit
dhe une ngrihem brenda balonit.
Qeset hidhen nje nga nje,
horizonti ngrihet atje ku s’mbushesh me fryme.
Rrota e madhe e henes levizi
dhe drapri i diellit e korri nje are me drithe.
Dielli i verdhe dhe hena e buhavitur gri
terheqin ne largesi njeri – tjetrin
me fjalet e shenjes
qe eklipsi i shenjoi pingul mbi koken time.
Une mund t’i lexoj, o njerez!
Mbi hene eshte shkruar emri i saj
se bashku me krisjen ne nje varg te gjate
qe shemb krateret dhe henen e ndan me dysh.
Hena zbret nen horizontin e syve,
ndersa dielli me pas e vulos verberine.
Per fat, mbetem ende ne te njejtin kah
dhe gjithe rrethrrotullimi eklipsor
palosur mbi veten ne nje namaz.
E dhashe selamin.